• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Ka patur një progres të mirë në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se ka patur një progres të mirë në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor.

Pas takimit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në selinë e NATO-s, Stoltenberg, rikujtoi se mes Turqisë dhe Greqisë deri më sot janë zhvilluar disa takime për formimin e mënyrave të ndarjes në Mesdheun Lindor dhe paradalimin e ngjarjeve dhe incidenteve të padëshiruara në ajër dhe në det.

“Këto takime vazhdojnë. Është shënuar një progres i mirë”, theksoi Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se takimet janë bisedime teknike ushtarake, Stoltenberg potencoi se këto janë në cilësinë plotësuese të përpjekjeve diplomatike që Gjermania ka zhvilluar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përpjekjet e Gjermanisë siguruan që dje Turqia dhe Greqia të dakordohen për rifillimin e bisedimeve hulumtuese”, tha Stoltenberg i cili bëri të ditur se e ka mirëpritur këtë dhe se do të vazhdojë të jetë në kontakt të afërt me liderët turq dhe ata grekë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *