• |
ide | kryesore

Vendos Konferenca e Kryetarëve: Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Lajme, Të fundit



Mazhoranca nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur sot Konferencën e Kryetarëve për të futur në rend të ditës ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në  mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është vendosur data 1 tetor për të kaluar në Kuvend këto ndryshime.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar mbi këto ndryshime, teksa në Këshill Politik nuk duket të ketë konsensus. Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor brenda afatit.



3 Comments

  1. E izolun vendin si etërit e tyre.Si në 1946 kundër angloamerkanëve dhe perëndimit.E tani duhet mbrojtur vota dhe votimet ndryshe përsëritet historia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *