Bie në prangat e policisë një 24-vjeçar që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas burimeve zyrtare të policisë, pas hekurave ka përfunduar shtetasi me iniciale O.N., 24-vjeç.
Në afërsi të fshatit Shupalë, i riu akuzohet se ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë mësuar ende deri tani, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.