• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i BE-së: Situata me Covid-19 është me e keqe se në pikun e marsit

Lajme, Planet



Situata me pandeminë Covid-19 në disa shtete të Bashkimi Europian është me e keqe se sa në pikun e marsit. Kjo deklaratë erdhi nga komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, e cila shprehu shqetësim të madh lidhur me mënyrën se si po menaxhohet pandemia në vende të ndryshme.

“Heqja e masave kufizuese në fillim të verës ka çuar në atë që e kemi paralajmëruar vazhdimisht: një rritje e rasteve me koronavirus. Në disa vende anëtare situatë është më e keqe sesa në mars. Kjo është vërtet arsye për t’u shqetësuar. Çfarë nënkupton kjo, që të jem shumë e qartë, është se masat e ndërmarra thjesht nuk ishin mjaftueshëm efektive ose nuk u zbatuan siç duhet,” tha komisonerja.

Kyriakides ka thënë se shtetet anëtare duhet të jenë të gatshme të vendosin masat e kontrollit menjëherë dhe në kohën e duhur, në shenjën e parë të shpërthimeve të reja të mundshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget një parandalohet një përsëritje e pranverës së kaluar ka përmbyllur komisionerja për Shëndetësinë në Komisionin Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *