• |
ide | kryesore

Hoti: Ujmani do të quhet liqeni Trump

-Instant, Lajme



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se e ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Personaliteteve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj., iu është vënë emri në sheshe të ndryshme të Kosovës.

“Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme. Është traditë dhe kulturë e jona për ta nderuar mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë”, lexohet në statusin e Hotit në rrjetin social Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *