• |
ide | kryesore

Parashikimi për fundjavën/ Pritet mot me vranësira dhe reshje

Lajme, Të fundit



Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë deri në mbrëmje. Një sistem i dendur vranësirash sjell rrebeshe shiu intensive në veriperëndim dhe orët e para të së shtunës shtrijnë reshjet mesatare dhe intensive në të gjithë vendin duke sjellë rrezik për përmbytjet lokale. Parashikohet permirësim i motit vetëm pas mesditës së ditës së shtunë. Por reshjet mbeten prezente edhe ditën e diel.

Ndërsa e hëna sërish sjellë shtrëngata shiu.
Vendet e Rajonit paraqiten në të njëjtat kushte atmosferike, ku më problematike paraqitet dita e shtunë dhe e hëna.

E njëjta gjë pritet edhe në Itali sepse janë 3 qendra të fuqishme ciklonare që sjellin këtë mot ekstrem në rajon: 1 qendër mbi Itali, 1 në Veri të Ballkanit dhe e treta në Adriatik e cila shumë shpejt zbret drejt juglindjes, pra Greqisë duke sjellë stuhi të forta ere, rrebeshë dhe përmbytje në zonat e ulta shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *