• |
ide | kryesore

“Teatri i Operas dhe Balet me koncesion?” reagon Ministria e Kulturës: Si shembuj po merren modelet evropiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një reagimi për mediat, Ministria e Kulturës, ka reaguar në lidhje dhënien me koncesion të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ministria e Kulturës thekson se fton opinionin publik dhe komunitetin e artistëve të kthejnë vëmendjen tek faktet dhe të vërtetat e prekshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke iu larguar dezinformimit dhe hamendësimeve të pabazuara, deri në trillime, mbi një të ardhme të TKOB jashtë strukturave të Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë, ministria nuk e mohon një mundësinë e një dhënie më koncesion apo bashkëpunimi me privatin, teksa shkruan se benefitet financiare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor. Ministria shton se si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme të teatrove nacionalë evropianë.

“Kërkesat dhe problematikat e shprehura herë pas here si në nivel institucional, nga trupat e teatrit, ashtu edhe nga komuniteti i gjerë i artistëve, kanë vënë në dukje nevojën për të hulumtuar modele të suksesshme, për rritjen e kapaciteteve financiare, njëkohësisht me rritjen e standardeve të aktivitetit artistik dhe produksioneve të të gjitha zhanreve. Nga ana tjetër, një nga misionet e Ministrisë së Kulturës është nxitja dhe promovimi i talenteve të reja. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme në vite të drejtuesve të këtij institucioni, për të përfshirë në produksionet e tyre të rinj të talentuar, kjo ka qenë e vështirë, pikërisht nga mungesa e të ardhurave dhe strukturave të kufizuara.

Synimi i Ministrisë së Kulturës është që skena e TKOBAP të kthehet ne polin artistik referues, jo vetëm për hapësirën shqipfolëse, por edhe për vendet e rajonit. Kishte ardhur koha, që në shtëpinë e operës të ndodhte një ndryshim rrënjësor. Benefitet financiare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor, që do të mundësojnë që, fondet e vetëgjeneruara të mbeten në arkën e Teatrit, në shërbim të artistëve dhe cilësisë artistike. Si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme të teatrove nacionalë evropianë, për të pasur një kuadër sa më të plotë të skemave të qëndrueshme. Aktualisht, të ardhurat e gjeneruara si nga biletat ashtu edhe nga përdorimi afatshkurtër i ambienteve të Teatrit, shkojnë në masën 70% në arkën e shtetit dhe vetëm 30% në atë te TKOBAP. Ministria ka qëndruar e do qëndrojë gjithmonë një institucion me dyer të hapura për debatin konstruktiv dhe gjithmonë e distancuar nga dizinformimet dhe keqinterpretimet e fakteve.” – thuhet në deklaratën e ministrisë së Kulturës.



10 Comments

    1. Kurse ti paske qene nje kurve.
      Ju flisni pa pare akoma se si do te jete projektligji , se si do jete realizimi i idese, se cfare perfitimesh ka shteti dhe privati.. pra asgje nuk dihet se ne cfare forme do jete kjo marrveshje publik-privat.
      Ju jeni si ato kurvat qe i hiqni breket pa e para akoma se cfare ka_i do hani .

  1. Ministria njeher flet per teatrin e operas dhe baletit, pastaj merr shembuj nderkombetare ku teatri kombetar dhe ai operes dhe baletit jane bashke si nje institucion. Ndersa te ne teatri kombetar iu vu ruspa dhe skemi nje te tille. Mos mdoshta e kalojn teatrin kombetar te godina e operes dhe te vendi i teatrit te ngrihen 7 kullat sipas qefit. Ja dhe keshtu realizohet e qe ka nisur ptej vitesh, vjedhja e prones publike.

    1. Barvo o Nasio !
      Imagjinate te shkerdhyer paske.
      Keshtu eshte kur propaganden e PDs e bejne njerez te trashe.
      Nuk dine se cfare kane shkruar.

    1. Nga e nxorre ti kete qe qenka bere nje tender 30 miljon euro per Teatrin e Opers dhe Baletit ?
      Apo , ta themi nje here . Kush ta haje ta haje . Ne fund do mbetet dicka.

  2. Ce doni fare,ate teater?Sic bete me teatrin kombetar,prisheni nga themelet (pamvaresisht,se paguat nje mikun tuaj t’a rikonstruktoje),edhe ate te operas,dhe nuk flasin fare shqiptaret.Shikoni punet tuaja ju te ministrise dhe zbatoni vetep,porosite e bosit tuaj Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *