• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në 180 sekonda e tre minuta nga fundi: Inter i çmendur përmbys Fiorentinën

-Instant, F1, Sport, Video



Interi i cmendur, i zakonshëm, që rrëmben një fitore 4-3 kundër Fiorentinës në ndeshjen e javës së dytë të Serie A. Në natën e San Siros ndodh gjithcka: Kouamé kalon në avantazh që në fillim violat, por Lautaro e përmbys situatën mes fundit të pjesës së parë e fillimit të së dytës, me bashkëpunimin e Ceccherini në golin e dytë. Dy asist-kryevepër të Ribery i lejojnë Castrovilli e Chiesa të rikthejnë avantazhin nga skuadra e Firences në 2-3, por në 2′ minutat e fundit në fillim Lukaku e pastaj D’Ambrosio i dhurojnë Contes tre pikët e para në debutimin sezonal.

Kështu, Inter mbetet i pamundur prej 7 ndeshjesh në Serie A kundër Fiorentinës (3V, 4N). Zikaltrit kanë shënuar të paktën katër gola në debutim për dy sezone radhazi në Serie A për herë të parë që nga 1961 (tre sezone radhazi në atë rast). Ai i Christian Kouame është goli i dytë që Inter pëson në harkun e 5 minutave të lojës pikërisht në debutim: hera e parë i takon shtator 1936, kundër Triestinës.

Romelu Lukaku konfirmohet lojtari i debutimeve: belgu ka shënuar katër gola në katër debutimet e fundit sezonale mes Serie A e Premier League. Mbrojtja duhet të jetë shqetësim për Conte, sepse rrezikoi të kapitullonte. Me rezultatin 2-3 Vlahovic madje humbi një rast ideal për të mbyllur ndeshjen, në një asist brilant të Ribery. Gjithësesi, ndeshja e 479ª në Serie A e Samir Handanovic, që kaloi kështu Angelo Peruzzin në vendin e 6 të klasifikimit të të gjithë kohëve për portierë në Serie A është njollosur nga tre gola të pësuar. Për fatin e portierit e Antonio Contes shpëtimi erdhi nga D’Ambrosio, që konfirmohet goleador: vetëm dy mbrojtës në 5 sezonet e fundit kanë shënuar me shumë gola me kokë se ai në Serie A: Stefan de Vrij (10) e Gian Marco Ferrari (6).

GOLAT E INTER 4-3 FIORENTINA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *