• |
ide | kryesore

Video/ Vardy i merr topin në shtëpi Guardiolës: Leicester shkatërron City 2-5 në Etihad

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk e kishte menduar ndoshta as në ëndërrat më të këqija Pep Guardiola një performancë të tillë të të tijve në Etihad përballë Leicester. E natyrisht me avantazhin e shpejtë të Mahrez askush nga Citizens nuk e ka cuar nëpër mend se do të merrnin një shuplakë të tillë në shtëpi nga Leicester. E pra në fund, skuadra e spanjollit pëson një nga humbjet më të thella të kohëve të fundit, duke dalë nga fusha me një 2-5 që djeg shumë.

Mahrez shënoi golin iluzionues, por Jamie Vardy ktheu me këmbë në tokë mendimet e Guardiolës për një fitore të arritur. Sulmuesi i Anglisë e bëri me dy gola në katër minuta, mes minutave 54 e 58, ndërsa shënoi edhe një të tretë nga pika e bardhë e penalltisë, që i lejoi të merrte topin në shtëpi në fund të ndeshjes falë tripletës personale.

Rrëzimi i Manchester nuk ndalet aty, sepse goli i Madisson 13 minuta nga fund nisi ti japë përmasa disfatës, që ndoshta mund të limitohej disi nga goli i parë me fanellën e Citizens të Ake. Por për ta kompletuar situatën mendoi një tjetër 11 metërsh dy minuta nga fundi, që këtë herë e shëndërroi në gol Tielemanas. Në vendin e 13 me 3 pikë City, ngjitur me skuadrën tjetër të Manchester, ndërsa Leicester ruan pikët e plota dhe udhëheq Premier League me 9 pikë në tre takime të luajtura.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Sheffield United 0 – 1 Leeds United
Tottenham Hotspur 1 – 1 Newcastle United
Manchester City 2 – 5 Leicester City




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *