• |
ide | kryesore

Gruaja që do të votojë nga hapësira

Lajme, Planet



Miliona amerikanë do të votojnë me postë, ose fizikisht, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm një votë, do të mbërrijë rreth 320 kilometra nga Toka. Kate Rubins, astronaute dhe inxhiniere fluturimi, planifikon të votojë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, konfirmoi NASA për CNN, pasi gjatë periudhës së votimeve do të ndodhet pikërisht atje.

Rubins, bashkë me disa kozmonautë rusë, do të kalojë 6 muaj në hapësirë. Pas ngjitjes në hapësirë në tetor, Rubins do të merret me kërkime në fushën e “sensorëve kuantikë të së ardhmes” dhe do të kryejë eksperimente kardiovaskulare.  Astronautët janë regjistruar për të votuar në shtetin e Teksasit dhe kanë fituar të drejtën e votimit nga hapësira në vitin 1997. Komisioneri zgjedhor ngarkon në një sistem të sigurt fletën elektronike të votimit në Qendrën e Kontrollit të Misioneve Hapësinore të NASA-s. Astronautët, duke përdorur kredencialet specifike, kryejnë votimin dhe dokumenti elektronik kthehet në zyrën e komisionit zgjedhor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *