• |
ide | kryesore

Kriza në Bjellorusi/Macron premton ndërmjetësim

Lajme, Planet



Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar ndaj lideres së opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje të krizës politike në Bjellorusi. Macron ka thënë se do t’i bëjë thirrje Rusisë të ushtrojë presion mbi Lukashenko.

Takimi, i organizuar me dyer të mbyllura zgjati gati 35 minuta. Svetlana Tikhanovskaïa bëri thirrje për krijimin e një ndërmjetësimi ndërkombëtar në të cilin Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Gjermania mund të luanin një rol aktiv. Tikhanovskaya ka njoftuar gjithashtu se do të mbajë një fjalim para Parlamentit francez.

Sipas Macron, Vladimir Putin e mbështet parimin e një ndërmjetësimi të tillë të udhëhequr nga OSBE. Por presidenti rus deri më tani ka treguar pak gatishmëri për të bërë presion ndaj Alexander Lukashenko. Svetlana Tikhanovskaya konsideron se presidenti po përpiqet të blejë kohë dhe ka frikë se situata në Minsk do të ngecet nëse një përparim politik nuk ndodh shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *