• |
ide | kryesore

“Kjo skuadër më zbavit”: Conte i kënaqur, por ka pësuar më shumë se gjithë pretendentët

-Instant, Sport



Antonio Conte përkëdhel lojtarët e tij pas fitores 5-2 ndaj Beneventos e nuk i fsheh ambicjet e Interit të tij: “Kënaqësia më e madhe është ajo të shohësh se duke ndryshuar interpretuesit nuk ndryshon idea e lojës – ka thënë tekniku zikaltër – Luajmë, krijojmë shumë… Ndonjëherë pësojmë gol, duhet të punojmë mbi ekuilibrin, por unë po zbavitem kur shoh të luajë kjo skuadër. Na shohin për favoritë? Duhet të jemi të kënaqur e entuziastë për këtë. Do të thotë se ka respekt për mua, për Inter e për punën tonë” ka thënë tekniku, që në anën tjetër duhet të bëjë llogaritë me mbrojtjen e tij që ka pësuar më shumë se gjithë të renditurit në gjysmën e parë të klasifikimit.

Conte e ka të rëndësishme të përmendë sforcot për të kthyer skuadrën në majë pas vitesh anonimati: “Vitin e kaluar ishim surpriza e këto vlerësime na mbushin me kënaqësi. Nëse na shohin si favoritë shumë mirë. Për shumë vite Inter është konsideruar një outsider, tani ka fituar besueshmëri e na shohin me tjetër sy. Natyrisht kjo do të thotë edhe se do të jetë më e vështirë, sepse kundërshtarët do të na sfidojnë me tjetër vendosmëri”.

Në fund edhe një batutë mbi kundërshtarët për titull, duke qenë se Juventus e Napoli do të përballen në fundjavë: “Do ta shijoj në televizor. Për Juven mos flasim fare, por do bëj kujdes të vecantë për Napolin. Shumë e nënvleftësojnë, por është një skuadër e madhe. Do ta shihni se me organikën e teknikun që ka do tia bëjë jetën të vështirë të gjithëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *