• |
ide | kryesore

Nën akuzë për 4 vepra penale, arrestohet 52-vjeçari në Tepelenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tepelenë është arrestuar një person i cili akuzohet për vepra të ndryshme penale. Policia jep detaje përmes një njoftimi për mediat.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprat penale “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë e ushqimor” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në magazinën e tij, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, rezultoi se ai prodhonte, përpunonte dhe ambalazhonte artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe kishte një sasi të konsiderueshme lënde drusore dhe qymyr druri, për të cilat nuk kishte dokumentacion përkatës. Gjithashtu, në këtë ambient janë gjetur dhe thasë me mbishkrime në gjuhën greke për ambalazhimin e qymyrit, si dhe kuti kartoni dhe qese me mbishkrime, një pjesë pa mbishkrime dhe një pjesë me mbishkrime në gjuhë të huaj.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *