• |
ide | kryesore

Rrëmbimi në Shkodër për 4 mijë euro, historia e 41-vjeçarit të dyshuar si vrasës me pagesë që u arrestua sot në Gjirokastër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dod Gjikolaj, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv, u arrestohet nga Policia këtë të premte.

Gjikolaj u arrestua nga policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Narkajt, në 2017-ën në Velipojë.

Asokohe ai nuk ka pranuar përpara hetuesve të policisë se ka kryer një veprim të tillë.

Po këtë qëndrim ka mbajtur edhe personi që u denoncua si i rrëmbyer, i cili i pyetur nga oficerët e krimeve, ka mohuar se është marrë peng nga Gjikolaj.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se, të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë pranuar se kanë pasur një konflikt për një borxh prej 4 mijë eurosh, nga Narkaj, ndaj Gjikolajt.

I akuzuari nga policia për pengmarrje, Dodë Gjikolaj, nuk e ka pranuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Para efektivëve, 38-vjeçari u shpreh se ishin takuar për t’u marrë vesh për shlyerjen e borxhit.

Këtij versioni i ka qëndruar edhe 31-vjeçari Pjetër Narkaj, i cili para policisë ka mohuar të jetë marrë peng për shkak të borxhit të pashlyer.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, 38-vjeçari Dodë Gjikolaj, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, u akuzua për pengmarrje./ Panorama



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *