• |
ide | kryesore

SHBA rikthen Bechtel në Shqipëri, Rama firmos në prani të dërguarit amerikan në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënsekretari i SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta. Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi ekonomik, por jo vetëm kaq.

Nën Sekretari Krach dhe Kryeministri Rama nënshkruan kontratën për projektin e hidrocentralit të Skavicës midis qeverisë shqiptare dhe një prej kompanive më të njohura të inxhinierisë dhe ndërtimit në Amerikë, Bechtel. “Ky hidrocentral do të ndihmojë vendin në përpjekjet e tij për të rritur kapacitetin e energjisë” u tha në takim ndërsa nën-Sekretari Krach përshëndeti interesin e Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe shprehu besimin e tij se “Bechtel do të ishte një partner i shkëlqyeshëm”.

“Memorandumi që nënshkruam sot për bashkëpunimin ekonomik faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike, por i varur nga moti, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë”, u shpreh Rama.

Gjigandi amerikan Bechtel , së bashku me kompaninë turke Enka kanë qenë dy kompanitë kontraktore për ndërtimin e rrugës së Kombit dhe u vunë në qendër të akuzave nga opozita socialiste për çmimet e larta në kontratë.

Gjatë takimit me presidentin Ilir Meta, nën-sekretari Krach shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në përpjeket në luftën ndaj korrupsionit dhe shtetit të së drejtës, të cilat, kur të jenë të suksesshme do të sjellin më shumë investime dhe mundësi biznesi nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi vlerësoi kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka vizita e tij për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

“Ne mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.” – nënvizoi Presidenti Meta.



7 Comments

  1. Kjo firme ndertoje dhe rrugen ne kosove,por ishte si dita me naten qe ndertoje ne shqiperi,60km kur salihu e donte te hapej per zgjedhjet dhe ndertimin e ka bere firma turke enka ku ne inagurim mori pjese vete Ai sulltani turk

    1. O varikars rilindas,po nuk krahasohet terreni u koseves qe shtrihet ne fushe me ate te shqiperise qe eshte i gjithi ne mal me gjithe ate tynel gjigand e me ura pa mbarim,po ju jeni rrace e ndyrre ,po si nuk keni dhe mirnjohjen me munimale more,po ne mos te ishi ndertuar ato rruge ne qeverine berisha a e imagjinoni dot ne ç’prapambetje do ishm.Se jo more felliqesira se keni problem qe shqiperija rri ne vend numero,na trego rruget qe ka ndertuar edi hashashi,apo do na thuash per unazen e re me 20 milion km.Edhe rruget qe i la berisha te filluara dhe te financuara nuk i ka mbaruar ende,dhe s’do arrije ti mbaroje ngaqe eshte jo vetem hajdut por dhe shume i pa afte,e vetmja aftesi qe ka eshte propaganda.

  2. Në 6 prill 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, firmosi një dokument sekret, duke garantuar shtetin turk, se shteti shqiptar do të respektonte të drejtat e Izet Haxhinës, nëse ekstradohej në Shqipëri. “…do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike…”, thuhet në dokument. Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte kundër interesave të Berishës, pasi një lëvizje e tillë, çonte në hapjen e dosjes së Azem Hajdarit, për vrasjen e të cilit Berisha ka ndryshuar disa alibi dhe nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në gjykatë. Sot Berisha është në telashe, pasi drejtësia do të vendosë në 9 tetor nëse do ta thërrasë apo jo si dëshmitar.

    Në vitin 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, u pozicionua kundra ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku të akuzuar kryesorë janë Sali Berisha dhe Shkëlzeni. Rusmali pozicionohet kundër Fatmir Mediu në mbledhjen e qeverisë 17 shkurtit 2007

  3. Cudi e madhe!!!!!! sa na duan te huajt!!!! ndaj dhe allbania e shqipove eshte bere nje zvicer e dyte. Vetem nga dashuria e te huajve kjo dhe e udheheqesise se plackitesve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *