• |
ide | kryesore

Rama: Çdo shqiptar do ketë mundësi të japë mendimin e tij për kandidatët e PS për deputetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi sot se përmes platformës dixhitale që prezantoi, jo vetëm anëtarësia e PS por edhe shqiptarët më gjerë do të kenë mundësi të japin opinionin e tyre lidhur me deputetët që duan.

I pari i qeverisë tha se pritet në ditët në vijim të hapet një tjetër proces, ku i gjithë opinioni publik ka të drejtë të zgjedhë individët që i pëlqen brenda PS-së.

“Në ditët në vijim ne do hapim edhe një proces tjetër sërish përmes platformës së PS, i ndarë në dy grupe jo vetëm për anëtarësinë por edhe për gjithë publikun lidhur me deputetët që njerëzit duan. Këtu nuk do shohim krah, do i japim mundësi të gjithëve të japin opinione në lidhje me figura që gëzojnë respekt, tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitete të ndryshme, për të pasur mundësi vlerësimi dhe gjykimi në shkallë të gjerë.

Me listat e hapura të gjithë kandidatët në listë janë potencialisht të zgjedhshëm , na duhet që minimalisht ta dyfishojmë skuadrën, e kemi me 74 deputetë, tek listat e mbyllura vëmendja kryesore ishte tek pjesa fituese dhe tjetra një pjesë ku përpiqeshim të vlerësonim dhe promovonim figura , apo njerëz të rinj, por e dinim që nuk ishin të zgjedhshëm, ashtu sikur e dinin edhe ata. Sot që po ndryshon rrënjësisht ne duam të jemi sa më të përputhur me ndjesinë dhe pritshmërinë e opinionit në cdo qark në lidhje me skuadrën që do nxjerrim në fushë” – u shpreh kryeministri.



8 Comments

  1. ….sespe pushteti buron nga Populli dhe i takon Popullit, plus qe edhe votat tona jane plumb per armikun, etj., etj.

  2. Nepunes ne administraten shteterore, punesuar me ryshfet, dhe pare! thotë:

    Mendimin tone do t’a mesosh dhe shikosh, me 25 Prill 2021, o krijesa me e ndyre mbi dhe, o mallkim per Shqiperine dhe shqiptaret, o pasues i djallit te zi, o derr, o antishqiptar!

  3. Kjo gjetje eshte madheshtore, ia kalon primareve te PD. Pasi afro 3.5 milione shqiptare te votojne, kandidatet me me shume vota do jene Taulant Balla, Elisa Spiropali, Ulsi Manja, deputetja qe kombinon maskat me fustanet, Myslym Murrizi e disa te tjere qe eshte e kote t’iua permendesh emrat. Por loja qendron edhe ne faktin se ky eshte nje sondazh qe do t’i tregoje km se a do arrije te marre 50 mandate ne kuvend apo jo…

  4. HAHAHAHAHAAAAAAA,,,,,GJELI PO U BEN MORAL PULAVE SE DUHET TE MBAJNE BREKE , NDERSA SI KURV QE ESHTE PO I BO MORAL VIRGJERIE KURVAVE .

  5. Ti je i pabesueshem .Nuk mbajte nje premtim ne gjithe kohen e pushtetit dhe prape genjen . te kesh turp qe del edhe ne ekrane duke genjetwer akoma.

  6. Nga te dhenat e fundit qe me japin disa miq te mi flitet se nga Rilindja deputete do propozohen kengetare, Miss, prezantuese dmth nje tufe me femra pa pike lidhje me politike berjen, pa formim profesional jurudik apo ekonomik qe i duhet kaq shume Shqiperise keto kohe. Epo urime Alketa Vejsiu te erdhi dita, kjo fale burrit tend se nga politika ti nuk merr vesh as nga menaxhimi i financave por ke per burre nje zanatci qe zoteron Orion Construction. Imagjino tani te behet Noizy deputet apo Enca?

  7. PA PD-ENE QE PO BENE SIKUR PO BENE ZGJEDHJE E KUPTOI QE ISHTE TRUK , TANI DEL EDHE KY DHE THOTE SE JU DO TI ZGJIDHNI DEPUTETET. O POPULL PO TALLIN KARIN ME TY .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *