• |
ide | kryesore

Varhelyi: Zgjedhjet e 25 Prillit, prova kryesore për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, gjatë konferencë së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, teksa komentoi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, u shpreh ndër të tjera se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke bazuar tek debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”, theksoi ai.

Zyrtari i lartë i BE theksoi se zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të jenë prova kryesore për Shqipërinë sa i përket rrugës së saj drejt integrimit në BE.

“Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Përsa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për 5 qershorin ajo ishte shumë e rëndësishme dhe të gjitha palët”, shtoi Oliver Varhelyi.



7 Comments

  1. Nje elefant po kolovitej ne nje fije merimange/
    dhe kur pa qe s’po k’putej hipi dhe nje tjeeeeeteeeeeer…..
    Dy elefante po koloviteshin ne nje fije merimange/
    dhe kur pane qe s’po k’putej hipi dhe nje tjeeeeeteeeer…
    Tre elefante…..

    Analizo kete, xhaxhi Oliver!

  2. Kane qe ne 2013 keta klyshe kurvash qe thone te njejten gje. Zgjedhjet 2013 prove kryesore per anetarsim. Zgjedhjet 2015 prove per anetarsim. Zgjedhjet 2017 termet per anetarsim. Zgjedhjet 2019 prove per anetarsim ne KOMINTERN (meqenese ishin zgjedhje moniste). Zgjedhjet 2021 prove kryesore ahhaahhahahaha kush karin i beson me keto

  3. Ku ishe ? Asgjekundi.
    Çfare bere ? Asgjesendi .
    Me pak fjale hajeni edhe kete se folim me vone .
    Gelltiteni edhe kete luge çorbe te prishur se folim mbas 25 prillit .
    …………………………………………………………………………………………………………………..
    Mbas 25 prillit
    …………………………………………………………………………………………………………………..
    Zgjedhjet kishin probleme , nuk jane ne stadin e duhur , kishte vjedhje , kishte kercenime nga krimi dhe mafia , u blene votat ………….etj ……. etj………por jane te pranueshem .
    Me pak fjale , hajeni edhe kete luge me m*t .
    Rrofte stabiliteti . Popullit çi q* temen e semes ……. dhe cikli vazhdon . Dhe kur kthen syte nga pasqyra habitesh se shikon floket e thinjur . Kthen syte nga kalendari dhe ngelesh i shtangur . Paskan kaluar 30 vjet ?
    30 vjet , plot me m*t e stabilitet . Pooooor ………nuk mbaron ketu ………. cikli vazdhon .
    Per nje popull heshtja eshte vrasje .

    Kullot o popull pa u trazuar
    se klithma ime nuk te zgjon
    Kopeja mishin ka te çmuar
    per ate mbahet e per ate rron.
    Zgjedhen , kamzhilun e i shaluar
    Ti brez pas brezi trashegon .

    Pushkini

  4. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

    Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike.

    Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese.

    Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.

    Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

  5. Do tja dali me sukses populli si ne keto 100 vitet e fundit. Mbeshtetja juaj nuk mungon asnjeher. Ju jeni te mbedhur gjithmon si egersira nga nje kafshe te ngordhur.

  6. Te drejt e ke infon. Ka lek per te ter ju. Futini nga nje eskursion ne kete vend qyqar her pas here se nuk do ngeleni pa gje asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *