• |
ide | kryesore

Hoti për Serbinë: Nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare, do të vazhdojmë si dy shtete fqinje që nuk njihen

Lajme, Të fundit



Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë si dy shtete fqinje që nuk e njohin njëra-tjetrën, në rast se nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare. Hoti u shpreh kështu gjatë një konference për mediat pas takimit në Prishtinë me komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ai shtoi se është bërë përparim në dialog dhe se duhet gjetur forma për të tejkaluar temat e vështira për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Kemi bërë progres nga korriku e këndej. Me rëndësi të thuhet se ekziston konsensusi i plotë shoqëror në Kosovë për procesin e dialogut dhe sigurisht se ka tema të vështira që duhet të gjejmë formën si t’i tejkalojmë për të arritur marrëveshjen përfundimtare”, tha Hoti.

Edhe zyrtari i lartë i BE-së, Varhelyi vlerësoi se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë përparim. Sipas tij, negociatat shihet se nuk janë të lehta, mirëpo duhet zhvilluar “momentumin që është krijuar”. “Lajçak ( i dërguar i BE-së për dialogun, Mirosllav) dhe partnerët amerikanë kanë interesim për këtë proces. Në kohën e fundit kemi marrëveshjen në Uashington dhe shumë elemente të së cilës mund t’i gjeni edhe në planin tonë të investimeve”, -tha Varhelyi.



2 Comments

  1. Shtetasit Serb kane alergji ndaj shtetasve Shqiptar e ky thote fqinj, vazhdon e ecni neper Hene se bashku me Ramavirusin dhe shengenin tuaj imagjinar, fallco apo monetar.

    Kur nuk te do tjetri nuk te do dhe pike.

  2. DULLA KOTI ,NJE QEVERI KOTI DHE DO TE IK SI ZAGAR ME BISHT NDER SHALE SI ZAGAR SHUME SHPEJT thotë:

    IK OR DULLA KOTI ,JU JENI VETEM NJE ZAGAR I TREDHUR NGA ISA MORINA ,HASHIM THACI DHE BATON HAXHIU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *