• |
ide | kryesore

Shqiptari gjendet pa shenja jete në bodrumin e një pallati në Prishtinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Prishtinë. Policia bën të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë. Trupi i tij është evidentuar në hapësirën e bodrumit të një banese.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia vijon hetimet mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *