• |
ide | kryesore

Inter humb gjysmën e mbrojtjes për derbi: Skriniar, karantinë në Sllovaki

-Instant, Sport



Pozitiviteti i Milan Skriniar shqetëson natyrisht Inter e Antonio Conten. Sllovaku, ashtu si Bastoni (mbrojtësi tjetër zikaltër që rezultoi pozitiv me Covid-19) është asimptomatik por rrezikon të kryejë periudhën e karantinës jo në Itali por në Sllovaki, ku aktualisht gjendet edhe sot e prêt rezultatin e tamponit të dytë të cilit i është nënshtruar. Në cdo rast për të ashtu si për Bastonin është e sigurtë mungesa në derbin me Milan në 17 tetor e madje është njoftuar edhe mungesa në impenjimin e parë të Champions kundër Borussia Moenchengladbach në 21 tetor.

Një problem jo i vogël për Conte që e gjen veten me repartin difensiv të copëtuar, me vetëm De Vrij e Ranocchia qendrorë të rolit e D’Ambrosio e Kolarov, që mund të adaptohen: do të jenë pikërisht këto që do të zëvendësojnë Skriniar e Bastoni.

E gjitha kjo në një javë në të cilën kombëtaret kanë larguar nga Pinetina gjysmën e skuadrës e situate monitorohet vazhdimisht me kujdes të vecantë. Në Appiano Gentile kanë mbetur vetëm Handanovic, Radu, Padelli, Ranocchia, Darmian, Nainggolan, Gagliardini e Young. Të gjithë i janë nënshtruar qartësimeve e programi i stërvitjes është rimodeluar pikërisht në lidhje me pozitivitetin e Bastoni e Skriniar. Nuk ka nisur izolimi, por lojtarëve i është lejuar vetëm lëvizja shtëpi-punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *