• |
ide | kryesore

Meta: Do shkoj në parlament ta them si e shiti Rama, Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi dy çështje thelbësore, që sipas tij, rëndojnë mbi shqiptarët. Meta tha se e para është deklarata e Ramës në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës se pas disa vitesh Shqipëria dhe Kosova do të kenë President të përbashkët, duke thënë se me këtë deklaratë ai tregoi se Kosova nuk do të jetë shtet dhe nuk duhet të njihet.

Më tej, Meta theksoi se edhe hapi i Ramës për të hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës ishte për të defaktorizuar Kosovën në proces negociatash.

“Si shitet ndeshja e futbollit? Ti mendon se ai lojtari u nxeh aty? Ai ka shitur lojën. Rama ka shitur lojën për llogari të shqiptarëve. Unë i di të gjitha dhe i kam të dokumentuar. Dhe pas 25 prillit do të shkoj në Parlament, se ky tani nuk është Parlament, dhe do t’i sqaroj të gjitha.

Dy gjëra do të them unë: E para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thotë se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo? Që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet, sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë?

E dyta, çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë të hedhë në gjyq kryeministrin e Kosovës? Pse e bën këtë? Për të krijuar idenë se çfarë janë këto shqiptarët. E hedh në gjyq, se merr një porosi për ta hedhur në gjyq dhe për defaktorizuar Kosovën në proces negociatash, dhe më pas tërhiqet. Pse? Se po të shkonte në gjyq, ai tjetri do të tregonte se ka kërkuar ndarjen e Kosovës”, deklaroi Presidenti. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Atje prej dy vitesh ndodhet si ambasador i SHBA-së, Donald Lu-ja, tmerri i Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët as atje nuk e lënë rehat.

    Të shohësh në faqen e Ambasadës amerikane në Bishek, ka të njëjtat fjalë e sharje, siç ndodhte këtu në Tiranë, ku të paguarit e Metës e Berishës sulmonin Donald Lu-në e Romana Vlahutinin…

    Pas reagimit të djeshëm të Metës për Kirgizstanin, militantët e LSI dhe PD-së kanë hyrë në faqen e Ambasadës amerikane në këtë vend, dhe i janë lëshuar me sulme ambasadorit Lu.rreshkiti dhe ky njelloj si salihu i serbise,mos I ngatarro ilacet o president se merziten shpellkaret e cecen e salihut qe njehere te shajne heren tjeter e lepijne si do salihu

  2. Ju keput zemra ketij batakciu per Kosoven .
    Ik more qelbesire,si nuk ka turp.
    Thojne qe hajduti i ben te gjitha,e besoj.

  3. Ky e ka kuptuar qe Rama dhe Basha do ta eleminojne LSI dhe eshte bere si i terbuar.
    Ka rreshqitur komplet .
    Cdo dite ben thakma .

  4. Vetem ti mund ta cmontosh banden e rilindjes dhe te shpetosh PS.
    Luli o kot, ti ose Sala ja ngopni mire e mire hajdut Ramavirusit,

    PD ka nevoje per njerez si Saliu qe ta tundin dhe PS ka nevoj per njerez is ty Like, sa te mbaroje presidenca shkundi mire e mire rilindasit hajdute 20 vjecar dhe antiShqiptaret qe po perzejne Shqiptaret.

  5. Lulzim Basha me këtë rast ka poshtëruar një deputet të ri, natyrisht të padenjë për deputet, duke ua hedhur si ushqim për qentë, militantëve të zemëruar me të.

    Në këtë mënyrë ai ka shmangur presionin për ta bërë deputet me çdo kusht, duke i nxjerrë gështenjat me duart e militantëve.

    Pas kësaj, Fahri Balliu ishte ulur dhe kishte shkruar një deklaratë në emër të demokratëve të Unazës së Re, që betoheshin se e duan Klevisin deputet në Tiranë. Dhe e kishte bërë dhe këtë, fakt të kryer.

  6. Ka lojtur nga fiqiri mr. Presidenti,me duket se e ka kuptuar qe po ja fusin Rama dhe Basha dhe do ta çojne para drejtesise se re per te treguar qe me ne fund po kapen peshqit e medhenj,ta gezoje Baftjari me raki Skrapari,Meta-gezuar te keqen vellai….!

  7. Po e hongri likja e hane edhe te tjeret. Skraparlliu nuk eshte budalla. Ishalla shkon keshtu.
    Kujdes niko peleshbythen, te kafshon, hahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *