• |
ide | kryesore

Meta: Kush më detyroi të kthej mbrapsht në parlament Kodin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta zbuloi arsyet pse do ta kthejë në parlament ndryshimin që iu bë Kodit Zgjedhor pa konsensusin e opozitës. Në një intervistë në Opinion, Meta tha se po i jepte një shans mazhorancës pas kërkesës së PPE.

“Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.
Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian…

Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar” – Tha Meta.



2 Comments

  1. Atje prej dy vitesh ndodhet si ambasador i SHBA-së, Donald Lu-ja, tmerri i Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët as atje nuk e lënë rehat.

    Të shohësh në faqen e Ambasadës amerikane në Bishek, ka të njëjtat fjalë e sharje, siç ndodhte këtu në Tiranë, ku të paguarit e Metës e Berishës sulmonin Donald Lu-në e Romana Vlahutinin…

    Pas reagimit të djeshëm të Metës për Kirgizstanin, militantët e LSI dhe PD-së kanë hyrë në faqen e Ambasadës amerikane në këtë vend, dhe i janë lëshuar me sulme ambasadorit Lu.Ca europiane i Duam ca nuk harrojme ti shajme si ordiner

  2. Do kthesh mbrapsh kodin zgjedhor, ti ske asnje shans ta pengosh kodin zgjedhor se ti ske pushtet o mavri me ty po tallin trapin Rama me shoke te kane bere legen te vetmen mundesi qe ke eshte te llapesh si VERE LLAPA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *