• |
ide | kryesore

Përmes tubave të gazit hyri në një apartament për të vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia italiane në La Spezia ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, i cili duke hyrë nëpërmjet tubacioneve të gazit vodhi një apartament.

Media italiane raportojnë se ngjarja daton në fund të vitit 2013 kur shqiptari, me dy bashkëpunëtorë, përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro.

Policia kishte arritur që më parë të arrestonte dy bashkëpunëtorët, por shqiptarin nuk e kishin kapur dot.

37-vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar në mungesë me 4 vite heqje lirie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *