• |
ide | kryesore

“Sido të jetë rezultati, jemi vëllezër”: me mungesa të rënda e ëndërrën për histori, rrëfehet Ademi, presidenti i FFK

-Instant, Sport



Nuk është momenti më i mirë për Kosovën, që duhet të përballet në ndeshjen vendimtare me Maqedoninë e Veriut, pas një serie aspak pozitive. Pandemia e ka stopuar Kosovën atëherë kur nuk duhej dhe tani, në playoff për Nations League, që mund ta cojë përfaqësuesen më të re të kontinentit në finalet e Euro 2021, për herë të parë në histori, skuadra e Challandes prezantohet me mungesa shumë të rëndësishme: “Pandemia na ka ndihmuar shumë sepse shumë lojtarë kanë qenë të papërgatitur, të karantinuar, disa me Covid, pastaj ka ndikuar edhe pjesa e ndryshimit të klubeve për disa lojtarë – ka thënë presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi për RTSH Sport-. Megjithatë përvecse atyre që janë të dëmtuar, të tjerët tani janë kthyer në formë”.

Numri 1 i futbollit kosovar është i shqetësuar mbi të gjitha për mungesën e konfirmuar të Rrahmanit, kapitenit të kombëtares e Muriqit, që është grumbulluar, por rrezikon të mos jetë në fushë, duke qenë se sapo ka kaluar Covid 19: “Kemi shumë mungesa si Muriqi dhe disa të tjerë që janë të lënduar. Është edhe Rrahmani, kapiteni që është i karantinuar. Është një mungesë e madhe për ne, por shpresoj shumë në kualitetin e lojtarëve që janë grumbulluar dhe rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dalë me rezultat pozitiv”

Në fund presidenti e ka mbyllur me një batutë, në lidhje me derbin mes presidentëve shqiptar, duke qenë se në krye të Maqedonisë së Veriut është Muamed Sejdini: “Absolutisht. Jemi më shumë se miq madje, jemi si vllëezer me Metin dhe cilido qoftë rezultati, do të ruajmë marrdhëniet tona si gjithnjë”, përfundoi Ademi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *