• |
ide | kryesore

Edi Rama krahason LSI-në me qelizat e kancerit

-Instant, Lajme, Të fundit



Edi Rama tha se kishte qenë dy herë partizan i bashkimit me LSI-në, por të dyja herët sipas tij problemi me këtë parti vetëm ishte zmadhuar duke u kthyer në eksploziv. Rama u tha të vetëve se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër para zgjedhjeve, sepse sipas tij, asnjë parti nuk e meritonte bashkimin me PS.

“Asnjë parti nuk do ta kemi në koalicion, asnjë parti nuk e meriton të jetë në koalicion me ne. koalicioni jonë është me qytetarët. Do t’i lëmë mbrapa të gjithë ata që duan të na tërheqin ne mbrapsht. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI, dy herë, kam qenë partizan i bashkimit me të majtës, një të majte me dy shpirtra. Besoja se ishte rruga e duhur për krijimin e një rruge me një pol të ri qeverisës.

Por kam mësuar se të dyja herët problemi është zmadhuar, deri sa është bërë eksploziv për një fakt: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në anën e vet, është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqia që janë pjesë e organizmit të cdo partie në botë ka përgjegjësinë qeverisëse ne shtet.

LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse por do të jetë pjesë për t’u rritur në kurriz të shtetit dhe bomba që hodhi në erë koalicioni me lsi ka qenë reforma në drejtësi. Aty ndarja u bë e pariparueshme për një arsye të thjeshtë, se LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Eshtë krijuar për këtë ka lindur si një forcë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi i PS, ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga PS, ka përfituar nga një pakënaqësitë legjitime e krijuar brenda në PS ku shumë njerëz ndjeheshin të papromovuar sa duhej. Dhe u rrit në kurriz të PS dhe PD. LSI ësh krijuar për këtë, një organizatë qe funksionon me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim. Dhe në fakt, shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI-në nuk ka mundësi të bëhet më shumë se çkemi bërë në mandatin e parë” tha Rama.



5 Comments

  1. Basha shpërblen mjekun e 21 janarit, futet në listën për deputet, deklaroi se protestuesit u vranë nga afër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *