• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për taksat dhe papunësinë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës për taksat dhe papunësinë. Rama tha se gjatë këtyre 7 viteve qeverisje ka ulur taksat për qytetarët dhe bizneset e vogla dhe i ka rritur për bizneset e mëdha. Sa i përket punësimit, kryeministri theksoi se nga 2013 deri më 2019 janë punësuar 82 mijë njerëz në bizneset e vogla.


“Kur kërkuam votën e shqiptarëve, iu them se do i jepnim fund shtypjes së taksës së pabarabartë. Ashtu siç nuk i prekëm rrogat, ashtu përgjysmuam taksën e biznesit të vogël, ulëm taksat për të gjithë ata që janë punonjës me rroga mesatare dhe rritëm taksën për biznesin e madh. Është fakt. Dhe shifra këtu nuk është opinion. Mund të diskutojmë shumë gjëra, taksë e sheshtë apo progresive, por kjo është fakt. Nëse do të kishte vazhduar sistemi i tyre, këto të dhëna do të ishin në arkën e shtetit, por këto kanë shkuar në arkën e familjeve. Ja ku janë dhe shifrat e punësimit. Biznesi i vogël nga 2013 deri më 2019 ka 82 mijë të punësuar më shumë. Sot vijmë në pikën kur e zerojmë taksën dhe e zerojmë dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 100 milionë. Nuk është premtim elektoral, por ligj i Kuvendit të Shqipërisë. Zerojmë taksën deri në 140 milionë”, deklaroi kryetari i PS.


2 Comments

  1. nuk e kuptoj kjo ( ky) në foto çfar është
    mama mia çfar surrati.
    si sekretarja e par e rredhit
    Gjela Biba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu