• |
ide | kryesore

Arbitrazhi për koncesionin e Durrësit, Meta: 40 milionë euro më shumë për shqiptarët

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kostot financiare shtetit dhe taksapaguesëve shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Rilindja vetëm humbet gjyqe me koncensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.

Postimi i plotë:

Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë. Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me koncensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.

Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka vendosur gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.

40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët!!

40 milionë euro që mund të përdoreshin për të rritur pensionet dhe për mbështetje financiare për blerjen e ilaçeve për pensionistët tanë do të shkojnë për dëmshpërblim, sepse kemi një qeveri totalisht të paaftë dhe të korruptuar!

40 milionë Euro që mund të përdoreshin për të mbështetur fermerët tanë, do të paguhen dëmshpërblim, sepse qeveria nuk respekton ligjin, sepse ligji i saj është korrupsioni!



2 Comments

  1. bartësit e organizimit të celulave të para të UÇK-së ishin padyshim edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, të cilët ka rastisur që të përndiqen nga shteti shqiptar i cili drejtohej nga Presidenti Sali Berisha dhe oficeri i UDB-së Bashkim Gazidede. Sot, nuk di se përse opinionit në Shqipëri i bën përshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit në Tiranë, e shumë pak ndalen për të analizuar lidhjet e Sali Berishës me Serbinë, si dhe takimet që ai ka patur me oficerët e lartë të UDB-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *