• |
ide | kryesore

Ky është vrasësi gjakftohtë nga Dibra, ekzekutoi vëllain e Talo Çelës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është autori i dyshuar i disa vrasjeve përfshirë edhe atë të Bujar  Çelës në qytetin e Elbasanit. Viktima është vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, si një nga anëtarët e bandës së super grabitjeve të parave në aeroportin e Rinasit.

Nuredin Dumani, 37 vjeç nga Dibra dhe banues në Durrës dyshohet si i përfshirë edhe në disa vrasje të tjera si ajo e Besmir dhe Viktor Haxhia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç. Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *