• |
ide | kryesore

Meta: Qeveria është rrëzuar prej kohësh, nuk do lejojmë poshtërimin nga sekti i rilindjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti, Ilir Meta, përsëriti nga Shkodra apelin drejtuar qeverisë për reflektim dhe zbatim të marrëveshjes së 5 qershorit.

Në të kundërt, Meta paralajmëroi se Presidenti dhe as shqiptarët nuk mund të pranojnë poshtërimin nga një sekt si Rilindja.

Meta: Do zoti Tao president të unitetit, të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk duan ta respektojnë, pastaj Presidenti do të jetë i gjithë shqiptarëve dhe gjithë socialistëve që nuk mund të pranojnë këtë lloj poshtërimi nga një sekt. Shqipëria do të ketë vetëm një Rilindje, Rilindjen Kombëtare të Luarasit. Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë lloj rilindje do të marrë përgjigjen. Shpresoj në reflektim dhe thellim.

I pyetur nga gazetarët nëse Presidenti ka një plan për rrëzimin e qeverisë, Meta u shpreh:

Meta: Qeveria është rrzuar prej kohësh por ju ose nuk e shikoni apo nuk doni ta shikoni. Ka zero legjitimitet. I ka vërë kazmën marrëveshjes së 5 qeshorit, kujton se me presione, blerje dhe frikësime do mund të minimizojë humbjen e vet.Unë jam me 5 qershorin.

Meta mohoi që ai po sillet si kandidat për kryeministër.

Meta: Unë jam president, do ti dal për zot shtetit. Këto janë gjërat më të parëndësishme si politikan. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar që gjysma e rrugëve janë bërë atëherë. Nuk kam këtë shqetësim, kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte me patjetër të bëhej president. Nuk jam i penduar. Me hir a me pahir, do ti çelim negociatat dhe çdo pengese do ti vëmë shkelmin. Me çështjet e demokracisë nuk bëj asnjë kompromis. Për integrimin, Shqipëria nuk është vonuar në asnjë lloj momenti nga Ilir Meta.

Presidenti tha se të vetmin borxh që i ka Shqipërisë është të kthejë sundimin e popullit përmes referendumit.

Sa i takon gatishmërisë së Ramës për tu përballur me të në debat, Meta.

Meta: Me gjithë qejf, po e pres që tani.



6 Comments

  1. Nje person qe nuk ka punuar nje dite ne sektorin privat dhe ka 30 vjet qe eshte ose deputet, minister, kryeminster, president, i paguar me taksat e popullit per 30 vjet dhe sot tallet me te gjithe shqiptaret sikur presidencen ta kete prone private. Menyra se si flet dhe gjestet qe ben tregojne nje kulture shume te ulet fisnore ku familja, fisi, krahina dhe partia jane mbi cdo gje tjeter ne jete. Eshte turp per mua si shqiptar kur nje person i tille perfaqeson vendin tone. Fatekeqesi.

  2. Prandaj Rama t’i vërë gishtin kokës, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë, të ndalë menjëherë pagesat korruptive dhe paratë t’i çojë urgjentisht te njerëzi në nevojë”, tha Basha.

  3. Ca I ka bo rama ketij. Sia ka bo perendia.
    E kurdisi te shkretin, dhe iu ka prish mekanizmi e nuk pushon me.
    Liro mblidh mendjen se po ben lojen e rames. Po te deskretiton ne menyr spektakolare. Po te ben te vet cmendesh.

  4. Shum mire o Like Floriri na sill referendumet, Por referendumin e pare beje per veten tende shiko nese te duan apo ste duan shqiptaret president. Pastaj fol ne emer te popullit nese fiton referendumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *