• |
ide | kryesore

Video/ Spanja mbetet e para e grupit, Gjermania shkon fiton në Ukrainë

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje interesantë në Nations League. Në grupin 4 të Lega A, Spanja mposht 1-0 Zvicrën, duke marrë kështu suksesin e dytë radhazi në këtë Nations League, që projekton Furitë e Kuqe gjithnjë e më shumë në krye të grupit të tyre në kuotën e 7 pikëve pas tre ndeshjeve të luajtura. Një gol i Oyarzabal në minutën e 14’, si pasojë e një gabimi difensiv të helvetëve, vendosi ndeshjen. Spanja dominoi për të gjithë 90 minutat, edhe pse rezultati mbeti i hapur deri në fërshëllimen e trefishtë të arbitrit.

Në fakt, mbrëmja e Nations League i pa sfidat e Ligës A të respektonin parashikimet e vigjiljes. Spanja, në fakt, u imponua 1-0 ndaj Zvicrës, në kohën kur Gjermania bëri goditjen në Kiev, duke kaluar 2-1 Ukrainën e Shevchenkos me golat e Ginter (20’) e Goretzka (49’) përpara penalltisë së transformuar nga Malinovskyi në të 77’. Në Ligën C sukses 2-0 për Malin e Zi (shënuan Jovetic e Ivanovic) e Luksemburgun (dygolësh i Sinanit) respektivisht përballë Azerbajxhanit e Qipros.



REZULTATET E NDESHJEVE TË MBRËMJES

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
Spain 1 – 0 Switzerland
Ukraine 1 – 2 Germany
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
Luxembourg 2 – 0 Cyprus
Montenegro 2 – 0 Azerbaijan
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
Faroe Islands 1 – 1 Latvia
Andorra 0 – 0 Malta
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
Liechtenstein 0 – 1 Gibraltar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *