• |
ide | kryesore

Faktet/ Gënjeshtra e Ramës për zgjedhjen e Metës president (Video)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në konfliktin e tij të fundit me presidentin e Republikës, Edi Rama është justifikuar para socialistëve se nuk ishte ai që e shpuri Ilir Metën drejt postit të kryetarit të shtetit. “Meta u bë president me votat e veta” tha ai gjatë asamblesë së fundit të PS-së duke elaboruar më shumë një tezë që ai vetë dhe socialistë të tjerë e kanë përsëritur edhe më parë.


Por është interesante të ndalemi tek justifikimi i Ramës këtë radhë pasi ai këtë herë faktit se meta u bë vetë president i ka shtuar edhe argumenta të tjerë. Ashtu sikurse duket edhe në videon më poshtë, Rama thotë se nëse ai e pengonte Metën drejtë presidencës vendi mund të shkonte drejt zgjedhjeve të parakohëshme dhe kjo krizë do të qe e panevojshme. E dyta që thotë ai është se edhe nëse provokoheshin zgjedhjet si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, nuk dihej se cfarë do të dilte nga parlamenti i ri që do të dilte pas zgjedhjeve.


Pikërisht këtu Rama manipulon. Logjika e tij cedon edhe moralisht edhe faktikisht.

Së pari asnjë forcë e përgjegjshme politike nuk zgjedh për kryetar shteti një njeri që e ka telendisur në rastin e videopërgjimit të famshëm, që e ka portretizuar me ngjyrat me të cilat Rama e përshkruan tek “Kurbani” dhe për të cilin ajo rendit fushatën e shpifjeve që artikulon sot.
Së dyti shumë analistë që ishin pranë Ramës dhe Metës në kohën e bashkimit të tyre në 1 prill 2013 pohojnë se shpënia e shefit të LSI-së në presidencë qe pjesë e paktit mes tyre, pa shumë kohë më parë sesa të dihej ekuilibti i votave që do të rezultonte pas përmbysjes së Berishës.

Andi Bushati: Zgjedhja e Metes president, sot do kisha turp te isha socialist

Po le të marrim argumentat që Rama ka shtuar sot. Rama gënjen kur thotë se po të mos e zgjidhte metën president, do shkaktoheshin zgjedhje të parakohshme. Por ai bën sikur harron se socialistët e votuan Ilir Metën në 28 prill 2017, në ditët e fundit para mbylljes së parlamentit. Zgjedhjet do të zhvilloheshin në javën e dytë të qershorit dhe pas marëveshjes së 17 majit u shynë me shtatë ditë. Pra rreziku i zgjedhjeve të parakohshme që përdor Rama si justifikim nuk ekzistonte, sepse në prag ishin zgjedhjet e radhës. Pra parlamenti mund ta bënte procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit, mund të dështonte dhe kjo nuk do kishte më asnjë efekt se zgjedhjet tashmë ishin afër.

Rama bllofon gjithashtu kur thotë se edhe edhe po ta linte zgjedhjen e kreut të shtetit për parlamentin e ri, prapë nuk dihej se si do qe ekuilibri i votave. Pra ai bën sikur haron se ai në zgjedhjet e qershorit 2017 e bëri gjithë fushatën me pretendimin për ta marrë timonin i vetëm sepse kështu i bëhej më mirë Shqipërisë. Pra nëse fushatata “Më lini të qeveris” pa pengesa nuk ka qenë një kalkulim i minutave të fundit, por një strategji, për të bërë më shumë punë, Rama nuk kishte pse mos priste njëherë votën e qytetarëve dhe pastaj të vendoste edhe një president sipas frymës së kësaj vote.

Por Rama e zgjodhi i bindur dhe me votat e veta Ilir Metën president. Ai bëri llogarinsë se duke e degdisur në atë post honorifik do ta hiqte qafe nga konkurenca brenda së majtës dhe do të dobësonte LSI-në.
Por tani që i ka ngecur sharra në gozhdë, fillon e gënjen sikur ai nuk është përgjegjës për kryetarin e shtetit që kemi sot.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Ja fut kot fare, o pentar!
      1- Qellimi dhe objektivi final, i Baftiarit, ishte marrja e postit “onorifilik=pa asgje ne dore” te Presidentit, sic pretendoni ju, o pentare, kjo hipoteze, nuk eshte aspak e vertete! Per kete arsye, Baftiari e la edvin kristaqin dhe banden e RIVDEKJES qe te bente cfare te donte; te vidhte, te shkretonte me bulldozer, si askush tjeter mepare, Shqiperine dhe shqiptaret.
      2- RIVDEKJA dhe SOROS, insistonin qe me cdo kusht t’a kapnin edhe Presidencen, harruat planet per te cuar ne Presidence, Mriken. Harruat sesi pelliste dhe kercenonte Baftiari se pse nuk pranonin, sipas marreveshjes se hershme, edvin kristaqi dhe banda e RIVDEKJES, qe ai te behej President, harruat kercenimet me spond, te Baftiarit se; “nuk kam ndermend qe te behem President, zgjidhni sa me shpejt Presidentin” e terci e verci, te Baftiaro-politikes. Faktikisht Baftiari-President, ishte zgjidhja me e keqe per SOROSIN dhe RIVDEKJEN, prandaj ata bene te pamunduren per t’a evituar, por deshtuan, ne kete rast.
      3- Baftiari u be President, si rezultat i rastesie, nje incidenti, qe shpertheu ne Maqedoni, ku kryeministri Zaev (sorosian) hengri karrigen kokes dhe u gjakos brenda Parlamentit, kur disa protestues hyne me force ne Parlament, SOROS u panikua nga kjo flake kashte, u friksua se nje situate e tille do te perseritej ne Shqiperi dhe banditeve te tij, do t’u dilte situata jashtkontrollit, ai ne panik dhe urgjence, urdheroi berjen e Baftiarit President, a nuk ju kujtohet vajtja e Baftiarit, ne takimin e mbajtur tek villa 30, si ishte i terbuar para takimit sepse nuk po i jepnin Presidencen?!
      Keshtu pra, shqiptaret i kuptojne te gjitha por i ka zene rrota bishtin, per momentin!

  1. YMER GELBAZA E KA DETYRIM TE TREGOJ GREGU ESHTE VELLA I EDI RAMES APO DJALI I EDI RAMES?! thotë:

    EDI RAMA GENJEN NJELLOJ SI YMER GELBAZA KELLIRA KUR THA SE DOSJEN PER GREG KRISTAQ RAMEN DHE EDI RAMEN KUR KRISTAQI U FUT NE KREVAT TE EDI RAMES ME GRUAN E TIJ JA DHE SALI BERISHA HAHA

  2. Nuk mund te quash -popull-
    nje tufe me dele
    qe genjehet shpejt
    me nje karamele

    nuk mund te quash popull
    me njerez te trashe
    qe merret me llafe
    -me the -dhe te thashe

    nuk mund ta quash popull
    ate qe nuk sheh dhe degjon
    qe nen thundren e tjetrit
    vuan dhe renkon

    nuk mund te quash popull
    qe mban keta politikane
    njerez batakcinj ,kriminele
    hajdute dhe sharlatane

    e si mund ta quash popull
    qe rri edhe hesht
    qe po i shkerdhehet -nena-
    ne vendit dhe ne vesh

    ul koken nder shale
    rri dhe veshtron
    hiqet injorant
    nuk sheh dhe degjon

    tallen keta -pisa-
    me popullin fukara
    vete flene mbi -dafina-
    ne -Luks-dhe para.

  3. YMER GELBAZEN,KOL SALLAKU SKYPE,CARLO BOLJA BOLINO,BATONOVICIN ,LORENC VANGJEL KURVEN,EDI RAMA JUA PERDOR LLAPEN NE SI LETER HIGJENIKE thotë:

    EDI RAMA THA SE EDHE ELVIS ROSHI NUK ESHTE PERDHUNUES DHE I KEMI HAPUR NEGOCIATAT HAHA HAHA HAHA

  4. Heqja e koalicioneve ishte sinjal që Rama do ta përqënrdonte luftën me dredhinë për ta personalizuar ate me Metën, duke bërë çmos që njëkohësisht duke aluduar me retorikën e tij mashtruese , se me Bashën ka bërë marëveshje të fshehtë. Sulmet idiote kundër Bashës, ja ngarkoi gënjeshtarit tjetër profesionist Lali Plehut që ky të ushqejë iluzionin se do të trashëgojë PS.
    Sado i pa aftë e harbut është ai në qeverisje, për këto intriga politike është mjeshtër, “gjeni”.
    Për fat të keq shoqëria shqiptare nuk e ka formimin për të dalluar energjitë negative “gjeniale”, nga energjitë pozitive progresive.
    Këto lëvizje haptazi të pamoralëshme, primitive e dredharake të Ramës , ja marin për aftësi në politikë.
    Meta , ndonëse konsiderohet edhe ai një dhelpër politike, duket se ka rënë pre e provokimeve të Ramës dhe këtë konflikt politik të opozitës së bashkuar e të një pjese të madhe të shoqërisë me kryeministrin, po e kthen duke kujtuar se po bën protagonizëm, si një luftë personale midis qeverisë e presidencës apo më saktë midis tij e Ramës. Dredhija e Ramës është që vëmëndja e opinionit publik për luftën elektorale të zhvendoset nga Opozita e bashkuar me lider Bashën, duke e zhvlerësuar ate me përsëritjen me mijra herë të gënjeshtrës se “Luli fle” për ta zhvlerësuar, pasi tek ai sheh në fakt kundërshtarin më të madh politik, e të krijojë përshtypjen se rrezikun e sheh tek Meta..
    Meta duket se e hëngri këtë karem të Ramës, e duke shkuar me mendimin se ky tashmë është diskretituar krejtësisht edhe tek socialistët, po del si flamurtari i socialilizmit e propogandues i tij , ndoshta me ëndërën që me largimin e Ramës të marë ai lidershiipin e PS.
    Këtë karem ose e kanë ngrënë ose ja ushqejnë vetes këtë marrëzi për të justifikuar marrëzinë që bënë duke u bërë patericë e Ramës në parlament, edhe opozitarët e “kërpëratës” të opozitës, që nuk rreshtin së thëni se Rama e ka kurdisur me Bashën
    Ndërkaq më duket i pashpjegueshëm qëndrimi i lideres së LSI , bashkëshorte e tij , sëbashku me krerët e tjerë të kësaj partie , që ndonëse publikisht deklarojnë se njohin si lider të opozitës Bashën, nuk po distancohen nga deklaratat e Metës për ideale socialiste që e ndajnë këtë parti nga PD e partitë e tjera të opozitës..

  5. TE GJITHE POLITIKANET PO TALLIN BYTHEN ME KETE POPULL . TE GJITHE POLITIKANET PO E PALÇKISIN DHE TE GJITHEVE PO NA TRAJTOJNE SI LEGENA . FLI GJUME O POPULL SE ME 25 PRILL PRAP DO NGELESH SHTATZANE .

  6. Nese do merrni genjeshtrat e Rames dhe me to te beni nje film, do dilte nje soap opera me e gjate se “Dinasty”. Por kohet e fundit ka filluar t’i mungoje shume edhe fantazia. Harron se cfare thote, ngaterron ate qe ka thene para nje viti, por per me teper po mundohet te perdore te njejten strategji si ne zgjedhjet e kaluara. Edhe ne fytyre eshte plakur aq shume sa duket me i madh se Berisha qe ka 20 vjet me shume se Rama. Qe situaten me votat e kishte skandaloze, e pa qe ne vitin e shkuar ku ne votime moren pjese rreth 450 mije votues dhe vota per kandidatet e Rames ishin rreth 350 mije. Gjithashtu, vitin e shkuar, pas ores 11 kishte shume pak njerez, per te mos thene asnje. Per te arritur ne 800 mije vota qe pretendon i duhen me e pakta 400 mije vota. Manipulimi me 400 mije vota ose me rreth 25% te votuesve eshte pak i veshtire per te mos thene e pamundur. Fjalimi para Spiropales me shoke i para disa diteve, ishte i mbushur me batuta bajate, te fliste per arritje, as qe behej fjale dhe ne fakt arritjet me te medha jane disa projektime ne 3D dhe shembje shtepiash. E vetmja arritje e madhe ne me shume se 7 vite qeverisje eshte pasurimi i ministrave si Spiropali, Beqaj, Ahmetaj etj dhe i kryetarit te grupit parlamentar Balla. Situata e veshtire ne te cilen ndodhet Rama kuptohet qarte edhe nga copy-paste i artikujve te Meros dhe Batonit ne komente, pasi askush nuk i lexon, por edhe nga diversioni qe mundohen te bejne ata pak sufllaqexhinjte qe kane mbetur dhe nga vete Rama

  7. Ja fut kot fare, o pentar!
    1- Qellimi dhe objektivi final, i Baftiarit, ishte marrja e postit “onorifilik=pa asgje ne dore” te Presidentit, sic pretendoni ju per kete post, o pentare, kjo hipoteze, nuk eshte aspak e vertete! Per kete arsye dhe vetem per kete pazar personal, Baftiari e la EDVIN KRISTAQIN dhe banden e RIVDEKJES qe te bente cfare te donte; te vidhte, te shkretonte me bulldozer, si askush tjeter mepare, Shqiperine dhe shqiptaret.
    2- RIVDEKJA dhe SOROS, insistonin qe me cdo kusht qe t’a kapnin Presidencen. Harruat planet per te cuar ne Presidence, Mriken. Harruat sesi pelliste dhe kercenonte Baftiari se pse nuk po pranonin (sipas marreveshjes se hershme), edvin kristaqi dhe banda e RIVDEKJES, qe ai te behej President, harruat kercenimet me spond, te Baftiarit se; “nuk kam ndermend qe te behem President, zgjidhni sa me shpejt Presidentin” e terci e verci, te tipit Baftiaro-politik. Faktikisht Baftiari-President, ishte zgjidhja me e keqe per SOROSIN dhe RIVDEKJEN, prandaj ata bene te pamunduren per t’a evituar kete gje, por deshtuan, ne kete rast.
    3- Baftiari u be President, si rezultat i rastesie, nje incidenti, qe shpertheu ne Maqedoni, ku kryeministri Zaev (sorosian), hengri karrigen kokes dhe u gjakos brenda Parlamentit Maqedonas, kur disa protestues hyne me force, ne Parlament, SOROS u panikua nga kjo flake kashte, u friksua se nje situate e tille do te perseritej edhe ne Shqiperi. U frikesua se banditeve te tij, do t’u dilte situata jashtkontrollit, ai ne panik dhe urgjence, urdheroi berjen ugjentisht te Baftiarit President, a nuk ju kujtohet raundi i 3-te, i votimit farse pa asnje kandidate, ate paradite ne Parlament, pergatitja per te zgjedhur nje SOROSIAN te bindur me 71 vota President.! A nuk ju kujtohet vajtja e Baftiarit, ne takimin e fundit, mbajtur tek villa 30, sesi ai ishte i terbuar dhe turfullonte nga inati, para takimit se nuk po i jepnin Presidencen?!
    Keshtu pra, shqiptaret i kuptojne te gjitha por i ka zene rrota bishtin, per momentin!

  8. Rama me nje video Meta-Prifti dhe me financimet e Tom Doshit mblodhi halabakerine dhe e vuri te gjuante me gure e hunj mbi policine ne 31 janar 2011.
    Sebepi – Halabakeria e Tom Doshit ishte inatosur me bisedat mafioze te Ilir Metes me Dritan Priftin!
    Anetaresia e PS me urdher nga lart u vu ne gare kush e kush te mallkonte me fort Ilir Meten…

    Kaluan 2 vjet dhe pas zgjedhjeve te 2013 Timonieri i perndershem i Rilindjes fton per bashkqeverisje…Ilir Meten!
    Por cudite ishin perpara! Me pas ky i Perndershmi Timonier (apo Skenderbeu i Spirop…it) e zgjedh me vota rilindjotesh ne Parlament Ilir Meten sebepciun e 21 janarit si…President te Republikes!

    Perfundimi : Rama i detyron militantet e tij budallenj te shajne e mallkojne, pastaj ben kthese 180 Grade e budallenjte e tij mbllacisin bajgat e Rames ne goje e therrasin se – Po hame mjalte!

  9. Rama me nje video Meta-Prifti dhe me financimet e Tom Doshit mblodhi halabakerine dhe e vuri te gjuante me gure e hunj mbi policine ne 21 janar 2011.
    Sebepi – Halabakeria e Tom Doshit ishte inatosur me bisedat mafioze te Ilir Metes me Dritan Priftin!
    Anetaresia e PS me urdher nga lart u vu ne gare kush e kush te mallkonte me fort Ilir Meten…

    Kaluan 2 vjet dhe pas zgjedhjeve te 2013 Timonieri i perndershem i Rilindjes fton per bashkqeverisje…Ilir Meten!
    Por cudite ishin perpara! Me pas ky i Perndershmi Timonier (apo Skenderbeu i Spirop…it) e zgjedh me vota rilindjotesh ne Parlament Ilir Meten sebepciun e 21 janarit si…President te Republikes!

    Perfundimi : Rama i detyron militantet e tij budallenj te shajne e mallkojne, pastaj ben kthese 180 Grade e budallenjte e tij mbllacisin bajgat e Rames ne goje e therrasin se – Po hame mjalte!

  10. Një gjë të mirë e bëri Ilir Meta. E detyroi Berishën të lavdërojë Vojo Kushin, Vasil Laçin e Avni Rustemin. Tani si hyn më në punë e djathta, apo e majta. Tani i hyn në punë vetëm Ilir Meta. Në dorë të tij ka mbetur”

  11. Lulzim Basha ka vërtetuar edhe ditën e sotme se nuk ka lidhje me matematikën. Në një dalje për mediat, ndër të tjerash Basha teksa bënte politikë me shifrat u shpreh se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

    Vetëm Lulzim Basha mund të na tregojë se si 6 mund të hyje tek 4. Por opinioni publik tashmë është mësuar me matematikën dhe shifrat e tij

    1. Kur keto i thote nje pilivese si ErVelia qe beri 2 dasma me nga 600 te ftuar me Pensionin e Mamkes, opinioni publik eshte mesuar me rrenat e matematikes tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu