• |
ide | kryesore

“Ulni çmimin e kafes, ushqim sipas fesë, kartat e telefonit”, zbardhen kërkesat e të burgosurve të Peqinit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pasi mbyllën grevën e urisë në burgun e Peqinit, të dënuarit i janë drejtuar shtetit me disa kërkesa mbi kushtet në të cilat ato ndodhen. Dokumenti u dorëzua në Ministrinë e Drejtësisë për të ngritur grupin e punës. Në kërkesat e të dënuarve janë ato nga më thelbësore e deri në zbutjen e dënimeve. Bien në sy kërkesat për çmimet e larta të ushqimeve apo pijeve në burg siç është kafeja. Ata pretendojnë se çmimet janë shumë herë më të larta se sa jashtë saj.

Gjithashtu ata kërkojnë ndryshimin e burgimit të përjetshëm dhe përcaktimin e saj me 20 vite burgim. Një tjetër problematikë për të cilën ata kërkojnë zgjidhje është dhe komunikimi përmes telefonit për të cilën shprehen se ka shumë pak impulse telefonike.

Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohen në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë për shkak se ka të dënuar që për shkak të fesë nuk konsumojnë ushqime specifike.

Kërkesat e tyre ishin të 3 lloj karaktereve:

1. Karakteri legjislativ

·Ndryshimi i burgimit të përjetshëm dhe përcaktimi deri në 20 vite burgim

·Njohja e vuajtjes së dënimit për lirim me kusht nga 3/4 në 3/5 e dënimit të vuajtur

·Ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguri e lartë në të zakonshme për të dënuarit që kanë plotësuar 2/3 e dënimit

·Amnisti e përgjithshme

2. Karakteri ekonomik

·Çështja e ushqimit në institucion cilësia dhe sasia

·Çështja e kartave të telefonit me kompaninë Mobitel dhe shtimi i numrave për të bërë më shumë telefonata dhe për më shumë minuta për përmbajtjen e kartave telefonike nga kompania

·Në lidhje me listën e çmimeve të njësive tregtare të IEVP-së të jenë të njëjtat me çmimin e tregut pasi kanë shumë diferencë psh. Kafja ekspres Lavazza në njësinë tregtare është shumë më e shtrenjtë se çmimi i tregut

3. Karakteri administrativ

·Të hiqet regjimi i mbikqyrjes së veçantë për të dënuarit që kapen me celularë

·Në lidhje me propozimin në gjykatë me objekt Ulje Dënimi nga Komisioni i Vlerësimeve të IEVP-së mos të shkohet me rrëzim për pjesën e pranimit apo jo të veprës penale

·Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohen në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë

·Në lidhje me ndriçimin për fikjen e dritave të dhomave natën

·Të hapen klasat për karakter edukativ

·Të hapet kalçeto

·Të krijohet një ambient për tharjen e rrobave



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *