• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Mjacaj e thirri në emër dhe e qëlloi 3 herë Arben Lleshin brenda në qeli

Arkiva, Lajme, Të fundit
mjacaj



Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë qëlloi me armë brenda në qelinë e tij të burgosurin Arben Lleshi, duke e lënë të vdekur në vend. I plagosur mbeti edhe i dënuari Indrit Shaqja, i cili ndodhej në qeli bashkë me viktimën. Të 3 personazhet janë të dënuar me burg përjetë.

Tashmë janë mësuar edhe më shumë detaje për atë që ndodhi. Pasi është kthyer nga zona e ajrimit, Sokol Mjacaj është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi  me Indrit Shaqjan. Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin dhe pasi ky i fundit u ngrit në këmbë dhe u afrua në dritaren e derës së qelisë, ai e qëlloi me 3 plumba. Lleshi mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Paraprakisht dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje. Pasi vrasjes, nën kërcënimin e armës Mjacaj, ka tentuar të bëjë një pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë.

Mjacaj nuk ka pranuar të dorëzohet duke kërkuar siguri për jetën, deri në momentin që ka shkuar aty drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.

Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP. Ende nuk dihet se si arma e krimit u fut brenda në burg.

Ditën e sotme pritej që Mjacaj të transferohej në regjimin “41biss”, si një person me rrezikshmëri të lartë. Mjacaj është dënuar në 2015 me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin, si dhe më herët akuzohej për vrasjen e një fëmije 10-vjeç.

Arben Lleshi që u ekzekutua nga Mjacaj vuante dënimin përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. Ishte pikërisht kjo ngjarje që nisi sagën e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi, pasi në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi. Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha. Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

Ndërsa Indrit Shaqja që mbeti i plagosur rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave në qytetin e Durrësit me qëllim grabitjen e tyre. Përveç tij, me burg të përjetshëm u dënuan edhe Vilson Elmazi dhe Artur Kaçanolli. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *