• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani kritika kryeministrit Hoti: Keni treguar arrogancë të paparë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka adresuar një tufë kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për mosbashkëpunim institucional. Ndonëse kryeparlamentarja në seancën e sotme plenare votoi projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ajo tha se nëse qeveria nuk bashkëpunon me opozitës në lexim të dytë, nuk do të ketë përkrahjen e saj.

“Arsyeja që sot e mora fjalën është kjo, më shumë se pesë herë e kam votuar këtë ligj. Jo vetëm opozita që tregon një mungesë të bashkëpunimit nga ana e qeverisë, por edhe unë si kryetare  e Kuvendit në asnjë moment nuk jam konsultuar e as më pak të më kërkohet mbështetja për një ligj kaq të rëndësishëm. Kjo tregon sa lodhet kjo qeveri për këtë ligj, aspak. Vet fakti që kryeministri nuk është këtu, e tregon që nuk lodhën aspak për dëmin ekonomik që i është shkaktuar nga pandemia. Pesë herë e kam votuar këtë ligj, si rrjedhojë e mbështetjes së këtij ligji bllanko janë epitetet palaqo parazit, jo legjitime e shkretë e gjorë. Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar zonja dhe zotëri të qeverisë. Nuk është kjo mënyra për të arritur unitet për çdo çështje. Jam këtu për të treguar si e kam votuar pesë herë të tjera, unë e votojë edhe sot. Por jo që e meritoni ju këtë votë. Në asnjë moment, sepse në vend që të jeni shembull të bashkëpunimi keni treguar arrogancë të paparë”, tha Osmani.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeparlametaresi, duke thënë se disa herë ka kërkuar bashkëpunimin e saj.Seanca përfundojë me votimin e projektligjit për rimekëmbjen ekonomike, në lexim të parë, i cili morri 64 vota pro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *