• |
ide | kryesore

Abuzime në ARRSH-në e Durrësit/ Në pranga disa zyrtarë, shpallet në kërkim biznesmeni Mustafa Koka

-Instant, Lajme, Të fundit



Abuzimet me tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve kanë sjellë arrestimin e disa zyrtarë të Autoritet Rrugor Shqiptar në Durrës, mëngjesin e sotëm. Operacioni i kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit ka çuar në pranga disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor. Dëmi financiar llogaritet përafërsisht mbi 200 milion lekë të vjetra dhe kjo ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.

Ky operacion është ende në zhvillim e sipër, megjithatë përveç të arrestuarve, emrat e të cilëve pritet të zbulohen nga policia, në kërkim është shpallur edhe biznesmenin Mustafa Koka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *