• |
ide | kryesore

Dënohen me 13 vjet drejtuesit e Agimit të Artë

-Instant, Lajme, Planet

Gjykata në Athinë ka dënuar me 13 vite burg drejtuesit e grupimit “Agimi i  Artë”, që u shpall organizatë terroriste. Për ta u vendos një dënim më i butë nga ai që kërkoi prokuroria. Me 13 vite u dënuan 7 të arrestuarit e ekipit drejtues: Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, Elias Panagiotaros, Christos Pappas dhe Giorgos Germeni.


Policia greke ka gati planin për ekipin drejtues të organizatës terroriste, duke përgatitur edhe qelitë përkatëse në burgun famëkeq të Korridhalose, në të cilin ata do të jenë të veçuar për shmangien e dhunës së mundshme ndaj tyre prej të burgosurve të tjerë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu