• |
ide | kryesore

Mustafa e Lajçak diskutojnë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar me të deleguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në fokus të takimit ka qënë procesin e dialogut, në të cilin sipas mediave kosovare Mustafa ka shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Sipas komunikatës për shtyp, Mustafa ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjelltë. Kreu i LDK-së vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, që do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa për Kosovën kjo marrëveshje hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *