• |
ide | kryesore

Një mes Houllier e Parry i humbën Liverpool goditjen e shekullit: “Desh u mbytëm kur e pamë”

-Instant, Sport

Merkato është e bërë nga rastet, mundësitë e humbura e ato të shfrytëzuara. E disa blerje, të bëra ose të munguara, shënojnë përgjithnjë historinë e një klubi. Është rasti i Liverpool, që iu desh shumë për tu kthyer i madh në Premier League. E ndoshta mund të kishte marrë një rrugë të shkurtër, nëse në 2003 gjërat do të kishin shkuar ndryshe kur bëhej fjalë për të blerë një djalosh të ri portugez… Phil Thompson, legjenda e Reds, shpjegon për The Athletic se Cristiano Ronaldo duhet të përfundonte tek Liverpool, por klubi nuk e kapi castin dhe e humbi tek rivalët e United…


E të mendosh që kampionët e Anglisë në fuqi do ta paguanin pak! “Të gjithë flisnin mirë. Tony Henry, ish-mesfushori i City, punonte për menaxherin Paul Stretford, të cilit Jorge Mendes i kishte dhënë detyrën të krijonte interes për Ronaldon në Angli. Mezi prisnin ta largonin nga Sporting e më ftuan të shihja një ndeshje. Më thanë se cmimi ishte 4 milionë euro, por që mund ta paguanim në 4 vjet. E kur i pyeta për rrogën, më thanë se do të kërkonte 1 milionë stërlina në vit. Shumë për një 18 vjecar, por ishte i negociueshëm”.


Pastaj në lojë hyri fati.”Ishte e djelë, kështu i shpjegova se duhet të kthehesha në Liverpool e të flisja me Gerard Houllier e të shihja cmund të bënim. I dhashë informacionet Gerard, që më tha se do të fliste me drejtuesin Rick Parry. Ajo që ndodhi ishte se një javë më vonë në Melwood pashë tek Sky titrën ‘Manchester United blen Cristiano Ronaldo nga Sporting për 12,2 milionë stërlina’.’ Nuk mund ta besonim, unë e Houllier për pak u mbytëm me atë që po hanim”.

1 Comment

  1. Ato e blene pasi shkelqeu ne ndeshjen kunder Manchester dhe sepse Ferguson eshte shume here me i afte se Hullier per te zbuluar dhe rritur talente. Po te shkonte tek Liverpool-i i Hullier nuk do ishte Ronaldo qe kemi sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu