• |
ide | kryesore

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësi të Madhe, zbardhen detaje nga autorit dhe bashkëpunëtorit të tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e autorit kryesor dhe bashkëpunëtorit të atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Në pranga me djalin e ish policit, si autori kryesor, ra edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi Verzen Bajrakurti.23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.

NJOFTIMI

Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H.

Arrestohet dhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit Ilirjan Hasanaj 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër

Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit Verzen Bajrakurti. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër per vprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *