• |
ide | kryesore

Studimi/ Gratë tradhtojnë 3 vite e gjysmë pas martesës

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një studim i ri ka zbuluar arsyet kryesore pse gratë dhe burrat tradhtojnë dhe kur ndodh kjo për herë të parë. Sondazhi ka përfshirë 2 mijë persona dhe zbuloi se “mërzia” ishte arsyeja kryesore që i bënte gratë të mos ishin besnike, e cila ndiqej nga “ndarja gjatë izolimit nga Covid-19”. The Sun shkruan se “bisedat në rrjetet sociale me djalin që keni pasur fiksim në të kaluarën”, ishin faktori tjetër më i zakonshëm, i ndjekur nga “ndryshimi i personave në lidhje”. Përveç këtyre, “të qenit e dehur” ishte një tjetër arsye pse çiftet i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë, arsyet pse burrat tradhtojnë ishin shumë të ndryshme, ku disa përmendin “mungesën e seksit” si faktorin kryesor. “Ndarja gjatë izolimit” ishte po ashtu e dyta në radhë si arsye edhe nga ana e djemve. Vendin e tretë e zinin burrat që besonin se “ishin shumë të rinj për të qëndruar të fokusuar vetëm në një lidhje”. Vendin e katërt e zinin ata që “pëlqenin të qëndronin me një vajzë vetëm për një natë”. Në vendin e pestë ishin burrat që “tradhtoheshin nga bashkëshortet e tyre”.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë tradhtojnë për herë të parë 3 vjet e gjysmë pasi martohen. Burrat duket se zgjasin pak më shumë, sepse tradhtojnë për herë të parë pas 3 vjet e 10 muajsh. Ekspertja e marrëdhënieve seksuale, Jessica Leoni, tha: “Tradhtia në çifte ka filluar të ndodhë më shpejt krahasuar me vite më parë. Kjo tendencë pritet të përshpejtohet edhe nga Covid-19. Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar në një marrëdhënie ‘të shurdhër’, ku ka pak bisedë dhe seksi është i njëjtë çdo herë” – tha ajo. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *