• |
ide | kryesore

Atentat në Vlorë, 27-vjeçari u shpëton mrekullisht plumbave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një telefonatë ka vënë në alarm policinë e Vlorës mbrëmjen e së hënës. Një 27-vjeçar me iniciale M.F. ka rrëfyer se një person i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

Sipas të njëjtave deklarata, nuk ka pasur të lënduar dhe autori është larguar me një automjet. Policia thotë se ka aktivizuar shërbimet me marrjen e njoftimit dhe po punon për identifikimin dhe autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Blutë e qytetit bregdetar thonë se janë ngritur pika kontrolli, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po vijon krehja e zonës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *