• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Shkolla ‘Emin Duraku’ vatër e rrezikshme e COVID-19, 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se në shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Tiranë janë aktualisht 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar nga COVID-19.


 Vokshi deklaron se drejtoria e shkollës nuk ka dhënë asnjë informacion tek prindërit dhe nxënësit për mësuesit e infektuar duke krijuar një amulli, teksa shton se zëvendësimi i tyre nuk ofron zgjidhje.

Vokshi thekson se shkollat po shndërrohen në vatra të COVID_19 pasi vetëm javën që lamë pas pati 320 mësues dhe nxënës të infektuar.


Ajo akuzon qeverinë që e ka lënë situatën e rëndë në arsim në gjendje të lirë dhe se s’ka marrë asnjë masë për të parandaluar rastet me COVID-19.

DENONCIMI NGA ALBANA VOKSHI

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid-19 është në rritje eksponenciale.

Ajo çka i frigoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19.

Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë. Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë  të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid-19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre.

Vetëm pak ditë më parë për fat të keq një mësues, një tjetër prind, një drejtues i shkollës në Paskuqan humbi jetën. Pikërisht kjo humbje jete e një mësuesi, kjo rritje eksponenciale e numrit të mësuesve dhe të nxënësve të rezultuar pozitiv me Covid-19 duhet t’u shërbente si kambanë alarmi për qeverinë, për Ministrinë e Arsimit, për ministren Kushi për t’u shkundur, megjithëse e marrë me shumë vonesë, masat e duhura për të krijuar ambientet e përshtatshme dhe të sigurta për mësimdhënie për mësuesit dhe për nxënësit.

Por qeveria, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve, të dërgohen në pagesa për inceneratorët me kompani fantazëm dhe jo të mbështeten e mësuesve, për mbështetjen e nxënësve  dhe për mbështetjen e mësimdhënies cilësore.

Unë jam sot para shkollës “Emin Duraku”, njërës prej shkollave që është shndërruar në një vatër të rrezikshme  të pandemisë Covid-19. Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar.

Por çfarë ka ndodhur?

Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”.

Zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes.

Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre.

Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.

Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

 

3 Comments

  1. o bushter po ca te bejn te mbyllin shkollat? O bushter po si do mesojne femijet se ca muaj i humben ne pranvere se kapi paniku idiotet e qeverise. O bushter po pas kesaj ca te bejn ti mbyllin te gjitha, kafenete, restorantet, dyqanet? Se ju sdo kenaqeni vetem me shkollat. Ju o bushter jeni te lumtur qe te rrenohet cdo gje ne kete vend si e si qe vetem ju o bushter te vini ne pushtet e te kapni noj lek

  2. Ik moj kurve se je je bo si zgjebe ke 30 vjet. Sa me PDn, sa me camet, tani prap me PD.
    Sa vje koha e zgjedhjeve versuleni te gjithe per nonji cope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu