• |
ide | kryesore

Dezinformimi i Erion Veliajt me shkollën “Emin Duraku”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga pikat kyçe ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mbështetur për “Public Relations”-in e tij është rikonsruktimi i shkollave në Tiranë.

Më 7 janar të këtij viti, Erion Veliaj i dedikoi një vizitë 15-minutëshe të një prej shkollave 9-vjeçare më të njohura të qytetit. Veliaj deklaroi se “Emin Duraku” do të priste nxënësit në vitin e ri shkollor në shtator.

Shtatori erdhi, por kjo shkollë nuk ka nisur mësimin. Një inspektim i Lapsi.al tek “Emin Duraku” zbulon një panoramë tjetër nga ajo çka premtoi kryebashkiaku.


Shkolla është ende në gjendje kantieri. Fasada është akoma prej tulle. Skelat janë të ngritura dhe oborri është larg së qenuri i përfunduar. Oborri ende nuk është shtruar.

Në hyrje të kantierit lexohet “EU4Schools”, një program i financuar nga Bashkimi Europian për riparimin e shkollave në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

Një verifikim në website-n e programit “EU4Schools” zbulon se shkolla e ka afatin për përfundim në 29 dhjetor 2023.

Punimet në shkollën “Emin Duraku” duken në linjë me afatin e përcaktuar nga programi i Bashkimit Europian.

Ky detaj e rëndon edhe më shumë deklaratën e Erion Veliajt, se kjo shkollë do të ishte gati këtë shtator. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *