• |
ide | kryesore

Serbia ndalon belgun e akuzuar për abuzime seksuale

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet serbe kanë ndaluar një belg, 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer një varg krimesh seksuale në vendlindjen e tij. Eric Lammers është ndaluar në Kragujevc më 7 tetor, pas një fletarresti të lëshuar nga Belgjika përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol). Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Kragujevc, Ivana Obradoviq ka thënë se Lammers do të jetë në mbajtje derisa të ekstradohet në Belgjikë.

Obradoviq nuk ka dhënë më shumë detaje për natyrën e krimeve. Agjencia e lajmeve, AFP ka cituar një burim të gjykatës në Belgjikë të ketë thënë se rasti ka qenë i lidhur me dyshimet për abuzim seksual të një vajze të moshës nën 12-vjeçare. Më 8 tetor, një gjyqtar serb i procedurës paraprake në Kragujevc ka urdhëruar ekstradimin e Lammers, i cili ka apeluar vendimin. Shkalla tjetër e gjyqit më vonë ka konfirmuar vendimin për ekstradim. Lammers ka qenë anëtar i grupit belg të neo-nazistëve, Westland Neë Post. Ai më parë është dyshuar për lidhje me një seri vrasjesh në Belgjikë, në vitet 1980.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *