• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Sërish shifra të larta të infektimeve, shënohet 1 viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve kanë rezultuar pozitive 130 raste. Një pacient nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka humbur jetën nga virusi. 71 pacientë janë shëruar këtë të martë ndërsa mbeten aktivë 1695 të prekur.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë. Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste ndërsa 657 persona kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *