• |
ide | kryesore

Gazeta greke: Shqipëria e “hëngri karrotën”, Greqia i bëri presion Tiranës për ta dërguar çështjen në Hagë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gazeta greke “Protothema”  ka shkruar për takimin e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama , me ministrin e jashtëm të Greqise, Dendias. Sipas gazetës greke, ndaj Shqipërisë u përdor procesi i integrimit në BE, për të shkuar në vendimin e dërgimit të çështjes së prapambetur të detit në rajonin e Korfuzit.

“Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.
Katër muaj para marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit.
Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshje. Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.
Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.
Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.
Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arrin në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë”, shkruan “Protothema”.



8 Comments

    1. Pse cfare prisni, ju, shqiptare, kur kryeminister “me vota te vjedhura”, keni llacifacin, jevgjitin, minoritarin grek, edvin kristaqi?!
      Per 30 vite, ligjin ne Shqiperi e bejne greko-llacifacet, kryeministra; edvin kristaqi, aleksander mekshi, fatos nano, pandeli majko, president; alfred moisiu, keta jane edhe farefis, krushqi dhe kurerinje me njeri-tjetrin.
      Ne grekun e kemi brenda, bile ne krye te trapezit, ulur kembekryq, ne qafen e Shqiperise se ngrate!

  1. Sa peshq qe jeni…po normal qe Greqia bashke me gazetat filloi diversionin tani, sepse mezi po pret qe te fitoje Luli se marrveshjen e 2009 e ka gati te firmosur ai thjesht do ia japin ta rikonfirmoje edhe njehere….

  2. Pse cfare prisni, ju, shqiptare, kur kryeminister te imponuar “me vota te vjedhura”, keni llacifacin, jevgjitin, minoritarin grek, edvin kristaqi?!
    Per 30 vite, ligjin ne Shqiperi e bejne greko-llacifacet, kryeministra; edvin kristaqi, aleksander mekshi, fatos nano, pandeli majko, president; alfred moisiu, keta jane edhe farefis, krushqi dhe kurerinje me njeri-tjetrin.
    Ne grekun e kemi brenda ne shtepi, bile ne krye te trapezit, ulur kembekryq, ne qafen e Shqiperise se ngrate!

  3. Pse duhej zgjeruar 12 milje kur ditancat jane shume me te vogla ?
    Pse duhet çuar ne gjykaten kushtetuese kur ti nuk ke asnje marrveshje qe po kundershtohet?
    Ça fitojme ne ? Pallosh ti i shite shqiptaret dhe shqiperine
    Pallosh , perseri ja fute shqiperise dhe shqiptareve, por kete radhe me karin e grekut .
    Ju duheni var te gjithe ne litar dhe tju terheqesh zvarre .

  4. SHPIFJE! SHPIFJE!
    JENI TE GJITHE KAZAN!
    DO JU HEDH TE GJITHEVE NE GJYQ NDERKOMBETAR.
    EDHE MEDIAT GREKE PO SHKRUAJNE SOT SE UNE E HENGRA KARROTEN!
    UNE KARROTAT I MARR VETE SE ME DUHEN PER ERJON BRAÇEN QE TE RRITET.
    VERTETE DORA BAKOJANIS FOLI E PARA ME 16 SHTATOR DHE THA TA ÇOJME NE GJYKATE NDERKOMBETARE.
    POR UNE SI TIMONIER FOLA I TRETI I VERTETI PAS DORES & QIRJAKOS DHE THASHE: TA ÇOJME NE GJYKATE NDERKOMBETARE.
    UJQIT, ÇAKEJTE, HIENAT, LUANET, TIGRAT, MACET, QENTE LE TE LEHIN, KARROCA IME E MBUSHUR ME KARROTA SHKON PERPARA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *