• |
ide | kryesore

Vuçiç shpërthen ndaj Hotit: “Të kam thënë mos e përdor më fjalën dy shtete, ka vetëm një”

-Instant, Lajme, Të fundit



Takimi për Sigurinë në Beograd është shoqëruar me përplasje dhe reagime të ashpra nga ana e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Shpërthimi i liderit serb ka ardhur pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është referuar republikës së Kosovës si shtet, në mënyrë të përsëritur.  Vuçiç ka kërkuar nga kreu i qeverisë kosovare që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”.

“Hoti theksoi disa herë: dy shtete, dy shtete, dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë, me mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë. Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244. Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë.”, ka thënë Vuçiç në diskutimin e bërë në forum. Udhëheqësit e dy vendeve patën një bisedë virtuale për çështje të mbetura pezull, nën administrimin e Komisionerit të Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak.



5 Comments

  1. S’po kuptoj ajo çfaqja e bukur ne Amerike me Trampin, per çfare ishte? Ne qofte se Serbia nuk do ta njoh Kosoven per shtet sovran perse bisedohet? Kot po bej nje pyetje: ne qofte se serbet nuk na njohin, ka ndonje ne Kosove qe do beje harakir? O njerez jetohet e biles jetohet mire dhe pa ndonje serbe neper kembe!

  2. Shqiptar te Kosoves,mos mendoni se Serbet do te dorezohen kollaj.
    Bashkohuni dhe rrini gati per perballje…Keni kundershtar te forte.
    Kundershtari i forte,te ban te forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *