• |
ide | kryesore

PD: Shkollës Jeronim De Rada i ka dalë boja në më pak se dy muaj pas inagurimit

-Instant, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike denoncon rastin e shkollës “Jeronim De Rada” në Tiranë, duke treguar me foto  dhe video dëmet që i janë bërë shkollës dy muaj nga inagurimi pas rikonstruksionit.


Eksperti i arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti thotë se investimi kushtoi 1 milion dollarë, por sot mjediset e brendshme kullojnë ujë.


Mehmeti fton Prokurorinë të verifikojë çfarë ndodhi me 1 milion dollarë dhe se si i doli boja për 38 ditë mureve pas inagurimit.

“Shkolles Jeronim De Rada i del boja e rikonstruksionit ne me pak se dy muaj pas inagurimit
Kjo eshte shkolla Jeronim De Rada, e inaguruar me 14 shtator 2020, pas nje rikontruksioni qe kushtoi 1 milion dollare. Kryetari i Bashkise e quajti nje investim modern, te mundesuar nga shteti i Katarit. Sot ne date 22 tetor 2020, mjediset e brendshme te shkolles kullojne uje dhe investimit 1 milion dollaresh i ka dale bioja ne ne pak se nje muaj e gjysem. Ja realiteti i investimeve te bujshme, qe na shiten si sukses i njerezve qe punojne per te miren e shkolles dhe arsimit. Perseri Prokuroria e ka nje shans per te verifikuar çfare ndodhi me 1 milion dollar dhe si u doli boja per 38 dite pas inagurimit?”, shkruan Mehmeti

Shkolles Jeronim De Rada i del boja e rikonstruksionit ne me pak se dy muaj pas inagurimitKjo eshte shkolla Jeronim De…

Publiée par Ndriçim Mehmeti sur Vendredi 23 octobre 2020

3 Comments

  1. Sa kara qe jane kto du-me-u-bo-deputet.
    Po pse me, SPAKu duhet te hetoje se pse u ca tubacioni ujit te Jeronim de Rada?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu