• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku merr përsipër Inter, Lautaro grushta pankinës: kundër Genoas ndeshja e parë pa pësuar gol

-Instant, Sport, Video



Inter fiton 2-0 në Marassi përballë Genoas, duke lënë pas humbjen në derbi dhe barazimin në Champions me Borussia Moenchengladbach. Vendosën në pjesën e dytë golat e të zakonshmit Lukaku, i shërbyer mirë nga Barella, e D’Ambrosio në zhvillimet e një goditje këndi, pas goditjes me kokë të Ranocchias. Lajmi i mirë për Conte është në faktin se për herë të parë në këtë sezon Handanovic nuk ka pësuar gol.

Në fillim Conte i ka dhënë një ndeshje pushim De Vrij duke hedhur në fushë Ranocchia. E, përvec Brozovic në mesfushë, erdhi një shans i dytë si titullar për Eriksen, që kërkonte ti jepte vazhdimësi përmirësimeve. Në fakt, danezi mori vetëm britmat e Conte që dëgjoheshin qartë në Marassin e zbrazët. Maran, pretendonte të bënte me keq me Pandev e enigmatikun Pjaca përpara, ndërsa në 3-5-2 e tij vazhdon të ketë hapësirë për 18 vjecarin Rovella.

Pjesa e parë është një përzierje e dominimit, por edhe sterilitetit interist: shumë manovra qarkore, pak raste. Varësia nga Lukaku-Lautaro rrezikon të bëhet një problema e, nëse Lukaku e Lautaru nuk shënojnë nuk e bën askush tjetër. E kështu, në një ndeshje të tillë, Conte kërkoi shkëndijën nga pankina: në fushë Barella për të zakonshmin enigmatik Eriksen e Hakimi për Perisic në minutën e 14’ të pjesës së dytë. Energjia e marokenit është evidente në të djathtë, edhe pse ishte një pasim i ish-lojtarit të Cagliarit që i dha mundësinë Lukaku për golin e avantazhit.

Në realtitet, është avantazhi që prish ekuilibrat e ndeshjes, sepse Genoa u desh të hiqte dorë nga kujdesi. Provoi të përfitonte edhe Pinamonti, që hyri në vend të Lautaros, i tërbuar në momentin e zëvendësimit: zhurma e grushteve në sedilje kaluan edhe ulërimat e Conte. E në fund erdhi 2-0 i qetësisë në një goditje me kokë të D’Ambrosios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *