• |
ide | kryesore

Bixhoz, kanabis e të dehur në timon/ Arrestohen 4 persona në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



4 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë S. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e një lokali që ai administronte u konstatua se ushtronte aktivitetin kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Narkotikët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. P., 21 vjeç, pasi në ambientet e një bar-kafeje në lagjen “Skanderbeg”, Shkodër, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë provës materiale një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban është arrestuar në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeçpasi në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Po nga këto shërbime është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 44 vjeç, pasi në aksin Shkodër-Koplik, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *